Biznesmeni shume i njohur Nikollaq Neranxi ka denoncuar publikisht se është kërcënuar me jetë.
“Isha me familjen e miqtë kur një person na zuri pritë” – tha Neranxi duke shtuar se ngjarja ndodhi në fshatin Livadh dhe se ka dëshmitarë që e vërtetojnë kërcënimin.
Neranxi pohon se ka bërë denoncimin në policinë e Himarës. Ai gjithashtu ka identifikuar personin që sipas tij e ka kërcënuar, shtetasin L.Kumbara.
Policia pritet që të kryeje hetimet e nevojshme për denoncimnt e biznesmenit Neranxi i cili per gazeten Panorama ka thene se nuk behet fjale per ceshtje personale, por me aktivitetin e tij publik ne krye te Shoqates per Mbrojtjen e Shtepive, Pronave Historise dhe Kultures se Himares dhe anetar aktiv i Aleances se Shoqatave te Bregdetit te ngritura per mbrojtjen e prones ne Himare.
“Ne jemi ngritur ne kembe si Komunitet qe kur Bashkia e Himares eshte vene ne sherbim te mafies qe kerkon te grabise tokat e bregdetit. Ky zoteria qe me kercenoi po ben nje hotel ne Livadh. Di qe pronaret autoktone te asaj toke i kane bere kallzim ne Prokurori si grabites i prones. Nga ana tjeter nje portal “Dhuna ndaj Himares” ka berenje investigim per kete rast.
Personalisht nuk e kam permendur asnjehere, sepse nuk kam informacion nga burimet e mia per tu shprehur. Une i kam lexuar si te gjithe te tjeret keto informacione. por sot qe ky individ, erdhi dhe me kercenoi me jete ndersa une po ecja ne buze detit dhe jo ne nje prone private, me lind e drejte te dyshoj ne aktivitetin e tij.
Po u bej me dije te gjitheve se nuk ka lindur akoma ai burre qe te me kerconoje mua dhe te gjithe burat e Himares. Jemi ne token tone dhe po vijne te na i grabisin. Nuk do i lejojme. E kemi thene, edhe gjak do derdhim per pronat tona dhe nuk do guxojne te na i prekin” – ka thene Nikollaq Neranxi per gazeten Panorama.
Ndersa ndjekesve te tij ne rrjetin social te Facebook-ut Neranxi shkuan: “Ata qe na ndjekin ne aktivitetin tone, e dine mire se ne himariotet jemi ne lufte me mafian e grabitjes se pronave ne bregdet, prandaj nuk ka nevoje per panik, eshte thjesht nje episod lufte ky qe ka ndodhur sot. Ka raste kur ca njerez ofrohen vete si armiq edhe kur je ne punen tende duke kaluar nje te diele buze detit!”