Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur edhe për Trepçën, duke u shprehur se në këtë rast bëhet fjalë për standard të dyfishtë.
Sipas tij, Serbia njëkohësisht shtron pyetje se, pse askush nga BE-ja nuk ka reaguar për gjuhën e ashpër të Kroacisë, e as për vendimin e Kosovës lidhur me Trepçën.
“Nuk reagojnë pasi që ne jemi partner i vogël. Nuk besoj se do të reagojnë, e as që e kam pritur se do reagojnë. Ata do të reagonin për ndonjë gazetar të ndonjë shtëpie mediatike që financon BE-ja, Rokfeller, Rotshild… Për këtë do të reagonin, por për Trepçën jo. A janë këto standarde të dyfishta? Po, e kam parë këtë, e kam thënë, por çfarë të bëj, a ta shkatërroj të ardhmen e Serbisë? Jo, nuk do ta bëj”, ka thënë Vuçiç duke bazhduar: “Sikur të isha idiot do të mendoja se këtë e kanë bërë vetëm shqiptarët. Por jo, dikush i ka lejuar ta bëjnë këtë. Dëgjoni, ai që mendon se jam budalla, gabon. Kështu e shoh”, ka shtuan më tej.
Vuçiç shtoi se Serbia nuk do të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të diskutohej për Ligjin për Trepçën, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës.