Sekuestrohet një armë zjarri Kallashnikov dhe një krehër me 29 fishek. Njësia Operacionale e Kontrollit të Territorit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një i ri nga Fieri po qarkullonte me armë zjarri në makinë pranë fshatit Luftinjë, kanë bërë bllokimin e automjetit të dyshuar.
“Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Land Rover”, me targa AA 396 IG, që drejtohej nga i riu nga Fieri u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë e provës materiale një armë zjarri automatik, model 56 me një krëhër, në të cilin ndodheshin 29 fishek.” – thuhet ne njoftimin e Policise Gjirokaster dke shtuar se nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit rezultoi se ky shtetas ishte i pa paisur me leje drejtimi.
Kestu u ndalua A.L, 17 vjeç, banues në Roskovec, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Drejtim automjeti pa leje drejtimi”.