Ndodhi ajo qe pritej! Dora e korrupsionit,u shtri edhe mbi institucionin, qe me se shumti i diferencon qytetaret e Korces,duke ju dhene statusin e kultures se padiskutueshme, biblioteken Thimi Mitko.
Qeveri- Bashkia,prej neser fillon zbatimin e projektit absurd,per te zhvendosur bashkine ne ndertesen e bibliotekes dhe pallatit te kultures. Prej neser,administrata e bashkise dhe institucioneve ne varesi te saj,do te mobilizohen,si ne aksionet e te shtunes komuniste,per te zhvendosur fondin e librave te bibliotekes,tek ambjentet e Rezervave te Shtetit. Po neser,pritet te filloje puna,per pershtatjen e ambjenteve te bibliotekes ne zyra bashkie. Babezia per te zbatuar me cdo kusht,projektin,qe fut ne xhepat e pushtetareve 3 milion euro,duke ju ben xhiro institucioneve te Bashkise, Prefektures, Keshillit te Qarkut,Bibliotekes dhe Pallatit te Kultures,i ka verbuar qeveritaret barbare,vendimi i te cileve ,po i merr Korces tempullin e kultures,dijes dhe qytetarise. Mijra qytetareve te grupmoshave te ndryshme,tashme do tju duhet te frekuentojne Rezervat e Shtetit,per te lexuar gazeten,apo per te marre nje liber? Po Rezervat e Shtetit,kane ambjente me kushte te pwrshtatshme per te ruajtur te pademtuara fondin prej mijera librash,derisa te ndertohet biblioteka e re,pas nje viti apo me shume.
Me teper akoma,duhet sjelle ne vemendje edhe fakti qe bashkia ,ka nje debat te hapur me Mitropoline e Korces,e cila ka pronesine e nderteses dhe qe ne kushtet e ndryshimit te destinacionit te bibliotekes,kerkon te rindertoje kishen e Shen Gjergjit,duke ja kthyer besimtareve ortodokse kete tempull shpirteror,ne themelet e te ciles fle historia e perpjekjeve per pavaresimin e kishes ortodokse.
Ne vitin 1967, kur Enver Hoxha mori vesh qe ishte prishur kisha e Shen Gjergjit,beri per nje lek urdherdhenesit e shkaterrimit. Sot,ata qe po shkaterrojne tempullin e dijes dhe po pengojne ringritjen e tempullit te besimit,e kane tejkaluar disa here atin,qe i frymezon drejt primitivizmit dhe blasfemise.