Tanimë është e sigurtë që votuesit e vitit 2017, do të kenë 3 sigla partish të reja të rëndësishme që do të mund hapin telashe për partitë e “mëdha” apo edhe ti nenshtrohen atyre sipas interesave perfituese te kryetareve te rinj.
Partia e re të Blushit dhe partia që është gati të debutojë nën drejtimin e Gjergj Bojaxhiut, janë njoftuar sëfundmi se janë pothuajse gati për veprim politik, mendo elektoral
Në të vërtetë këto janë 2 parti të reja qytetare dhe kanë dy drejtues karizmatikë në drejtimin e tyre, me pikësynim “kapjen” e shtresës së gjerë të të zhgënjyerve të zgjedhësve shqiptarë te cilet deri tani nuk shkojne ne kutite e votimit, por edhe atyre qe shkojne sa Majtas e Djathtas me voten e tyre.
Nëse votuesit e partisë së Blushit do të jenë kryesisht të majtë dhe të Qendrës së majtë, Bojaxhiu synon të kapë vota të Djathta të zhgënjyera dhe që nuk ndjehen të përfaqesuara.
Gjithashtu synon të sigurojë një surprizë edhe Partia Agrare ambientaliste e Agron Dukës e cila nuk merret vesh mire nese.do të jetë Majtas, Djathtas apo ku ti dale drejt qendrës.
Keto zhvillime partiake sigurisht qe shqetesojne dy partite e medha respektivisht PS dhe PD, por nuk duket e pashqetesuar edhe LSI te ciles po tentohet ti lekundet roli i King Maker-it ne ballancat e pushtetit.
E interesuar per keto zhvillime eshte edhe PDIU e cila duket me e interesuar per me shume pushtet elektoral se sa per Kauzen per te cilen edhe u themelua. Ajo ka braktisur voten e Komunitetit Cam dhe po tenton voten pragmatiste te elektoratit.
Qartazi kryeministri Rama po tenton qe PDIU-se ti ofroje ne menyre te sponsorizuar voten e LSI-se. Zgjedhje ne Dibet nuk treguan gje tjeter vec ketij qellimi te Rames. Rama i vogel dibran fitoi pa mbeshtetjen e LSI dhe me ate te PDIU-se. Mediat folem per shit blerje te votes dhe premtime vendi pune. Per gjera te tilla eshte perfolur LSI me pare…!
Qartazi pra deri ne zgjedhjet e 2017 ne do kemi nje dinamizem politik i cili mund te na rezervoje edhe surpriza te medha. Duhet vetem pritur brenda kesaj Kornize e cila per fat te keq nuk sjell ndryshim sistemi politik, pir vec nderrime portash apo pozicionesh strategjike per te rrembyer Voten dhe jo merituar ate!!!