Home KRYESORE SHBA e Rusi shtohen kërcënimet, prag-lufte?

SHBA e Rusi shtohen kërcënimet, prag-lufte?

Vijojnë kërcënimet e ndërsjellta mes Rusisë dhe SHBA-ve. Siç lexohet në këto minuta nga mediat Italiane, Uashingoni dhe Moska vijojnë të hedhin zjarr mbi bezinë. E fundit është deklarata e Moskës, që nga SHBA po vijnë kërcënime të vazhdueshme kibernetike. Siç lexohet tek “Corriere Della Serra”, deklarata e Zv/Presidentit Joe Biden ka ngjallur pakënaqësi në Rusi.

“SHBA-të janë gati të ndërhyjnë për të mënjanuar interferencat e hakerave Rus mbi fushatën elektorale të SHBA”, tha Biden.

Zëdhënësi Putinit replikojë ashpër, duke e quajtur një sulm të pashembullt veprimin e Biden. “Ato po na sulmojnë. Nuk po ndalen dhe vijojnë të na sulmojnë.

Rusia nuk mund të rri e heshtur”, tha zëdhënësi i Putin, Dimitri Peskov. Më herët një artikull në “Dailly Mail” tregonte se si Rusia po përgatitet për luftë…/360grade.al/

Share: