Home KRYESORE Gazetari Koka: Une nuk kam fjale! Po ju keni…?!

Gazetari Koka: Une nuk kam fjale! Po ju keni…?!

Nga Bledian Koka

E pikasa kete zonje te nderuar ne mjerimin e vet tek drekonte a darkonte! Kush dreqin e di se çfare vakti po hante ne ane te kazanave te Sanatoriumit, ndoshta edhe te 2-3 diteve bashke!…

I bera nje foto dhe u afrova e i fala diçka aq sa une dhe ajo te kishim te njejten sasi lekesh te pakten per nje çast. Nuk mi pranoi parate “jo me tha” ndersa syte tane se pane kurre njeri tjetrin.

Ajo se punonte aty ne vendin ku me shume se pune ka “profesioniste” ne kete dreq vendi.

Ndersa une se shihja dot sepse edhe njehere me vinte turp per faje qe nuk i kam, o Zot ti e di qe nuk kam faj!…

U ula dhe ia lashe paret ne token ku kish sajuar kafshaten e vet te mjerimit dhe ika me ndjenje e mjerimit me te madhe sesa mjerimi i asaj zonje te nderuar.

Po shkruaj keto fjale se s’dua te shkruaj ca te tjera ku natyrshem une shaj qeverine me “liber shpie” bashke me reformat e qelbura shume here me te qelbura se plehrat e kazanit afer Sanatoriumit.

Une kam kohe qe besoj se e vetmja drejtesi ne kete toke tashme do vije nga lart, nga ai qe nuk mban anen e askujt, por kur gjemon eshte ne anen e gjithkujt qe e meriton!…

Une nuk kam te drejte ti them askujt qe ti e ke fajin, por aman e di mire se ai lart e di mire se faji i kujt eshte. Ne raste te tilla, une nuk kam fjale! Ju keni…?!

P.s…sot e Hena nuk qe aspak nje dite mire, as per mua, as per zonjen e nderuar e aq me pak per shqiptaret, ah sa keq :'(…

Share: