“Nuk e kam rrahur babain. Të mbyllet dosja gjyqësore. Dritan Leli i Bashkisë së Vlorës më ka mbyllur derën. Nuk dua të shkoj në burg. Dua të punoj e të mos vjedh”. Këto ishin fjalët që përsëriste pa pushim i riu Erjon Selimaj, 25 vjec nga Picari i Vlorës që prej orës 14:30 të kësaj së marte qëndron i hipur në një vinç gjigant tek vendi ku po ndërtohet stadiumi i ri, ‘Arena Kombëtare”.
Një person 25-vjeç në gjendje të rënduar psikologjike ka hipur në vinçin në stadiumin ‘Qemal Stafa’ duke kërcënuar se do të hidhet nga lartësia.
Ai është Erjon Selimaj 25 vjeç dhe shprehet se jam jetim dhe se shteti më ka lënë pa shtëpi.
“Jam jetim. Shteti më ka lënë rrugëve, pa asnjë ndihmë, prandaj do të hidhem nga vinçi”.
26 vjeçari Selimaj babain e ka të sëmurë mendorë, ndërsa nënën në Itali, e cila e ka braktisur.
Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po tenton që të bindë të riun që që të zbresë.
Ende nuk dihet sesi i riu ka arritur që të shpëtojë nga vëmendja e punonjësve të stadiumit duke u ngjitur në vinç.
Roja i nje parkingu eshte shoqeruar nga policia per te mesuar si ka arritur qe te depertoje brenda stadiumit dhe te ngjitet i riu.
25-vjeçari deklaron se kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli së bashku me drejtoreshën e Konviktit Zaje Balla duan që të më fusin në burg.
Në një lidhje telefonike live për Report Tv nga vinçi ku ka hipur Erion Semilaj deklaroi “Dua të bëj një denoncim ndaj shtetit.
Dola nga burgu në 22 shtator 2015 u pendova shumë për krimet që kam bërë. Doja të ndihmoja babain, pasi është sëmurë, e mbajta me forcat e mia.
Dritan Leli e di këtë problem dhe nuk më hap dyert, por lajmëron policinë. Sot përballem në gjykatë sikur kam rrahur babanë.
E mora nga fshati për ta mbajtur babanë, por kryetari i bashkisë ka fryrë drejtoreshën e Konviktit.
Shteti do të më fusë në burg që të mos ankohem.