Kanë kaluar shumë vite prej kohës që u përfshi në një projekt kinematografik. Por tashmë, aktorja e njohur e viteve ’80-’90, duket se do t’i rikthehet shfaqjeve publike.
Matilda Makoçi, ish-bashkëshortja e kryeministrit Rama dhe mamaja e Gregorit pritet të bëjë debutimin e saj në një performancë të arteve figurative.
Piktorja Natasha Bega ka menduar për rikthimin e personazhit që pas kaq shumë vitesh mungesë, do të vendoset sërish në qendër të një shfaqje. Bëhet fjalë për një ekspozitë me skenografi e koreografi ku aktorja Matilda Makoçi do të interpretojë poezi dhe ‘yoga’.
Natasha Bega ka ftuar në ekspozitë miqtë e saj duke shkruar:
“Miqtë e mi përshëndetje! Ju ka marrë malli për Matilda Makocin? Me shumë dashuri për ju! Më premtoi se do marrë pjesë në HARE+M. Ta mirëpresim të gjithë, dhe ti kthejmë dashurinë. Përqafime”.
Ekspozita do të mbahet ditën e shunë, 22 Tetor, ora 18.00 mbasdite, pranë zonës së Medresës, tek fillimi i Shtëpisë së Partisë.