Kanë kaluar vetëm pak ditë nga eventi mediatik i dasmës së trashëgimtarit të familjes mbretërore dhe menjëherë, Leka II dhe aktorja Elia janë nisur për muajin e mjaltit.
Ditët e para si çift i sapomartuar po i shijojnë jashtë Shqipërisë. Planet përpara dasme ishin për të vizituar rezidencën mbretërore të dikurshme në Afrikën e Jugut, por vetë Elia ka preferuar mos japë detaje në foton e publikuar.
Princi dhe Princesha duken më se të lumtur në foton e parë nga pushimet e tyre, pas një angazhimi disa mujor për dasmën që kulmoi më 10 tetor./Lapsi.al