“Çam! Çek! Çifut!”, është thirrja e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Pandio në Greqi, kur një grup profesorësh po argumentojnë para tyre tezën se Çështja Çame është çështje e të drejtave të njeriut.
Refuzimi i tyre shpërthyes padyshim që do të pasurohej me këtë shprehjen të njohur “Çam! Çek! Çifut!”, e cila është përdorur rëndom për të fyer popullsinë e këtyre vendeve që kanë histori të ngjashme. Kanë kaluar nëpër kalvarin e genocidit të tmerrshëm ndaj tyre dhe kanë qenë përherë në qendër të sulmeve raciste.
Video më poshtë tregon pikërisht mënyrën se si përdoret kjo shprehje për të nxjerrë mllefin ndaj popullsisë came, kur profesor grek Lambros Bulciotis po argumenonte me fakte të pakundërshtueshme se 50 mijë çamë u vranë e u dëbuan nga trojet e tyre.
Të zënë ngushtë në këtë situate prej shkenctarit të universitetit … nacionalistët nuk kanë çfarë të thonë tjetër, vetëm se të shfryjnë duke thirrur “Çam! Çek! Çifut!”…/27.al