Home KRYESORE Dy absurditete per dhunen ndaj grave!

Dy absurditete per dhunen ndaj grave!

Nga Sevim Arbana

Dy absurditete per dhunen ndaj grave, qe ende vazhdojne’

E para:

Megjithese dhuna eshte nje veper penale, kallezimet behen ne gjykaten civile dhe behet gjyq civil. Ka ardhur koha qe te gjitha rastet e dhunes, te trajtohen ne gjykaten penale (lobim per amandamente ne ligjin perkates)

E dyta;

Megjithese neni 62 i Kodit te familjes, thote qe ‘dhunuesi (pa gjini) duhet te largohet nga shtepia, pas dy njoftimeve te para, ende ne kemi vetem nje sherbim per grate e dhunuara; strehezat.

A e imagjinoni nje femije te rritur ne mes te dhunes ne familje, qe ka pare vazhdimisht fytyren e traumatizuar te nenes se dhunuar, te largohet nga shtepia, te shkoje ne nje streheze me gra , viktima te dhunes?

A mund ta imagjinoni cfare plage u shkaktojme ketyre femijeve dhe grave duke i larguar nga shtepia?

Nderkohe dhunuesi, rri rehat ne shtepi, madje ben dhe ndonje dallavere me gjykatesit, e kur nena duhet te largohet nga streheza(se ka afat) perballet dhe me probleme te tjera madhore sic eshte ai i shtepise, etj,etj

( meditime duke lexuar pjese nga CEDAW)

Share: