Teksa ka folur për Reformën në Drejtësi ne emisionin Opinion ne Tv Klan, ish-deputeti Koço Kokëdhima është shprehur kundër rolit dhe qëndrimeve që kanë mbajtur ambasadorët Lu e Vlahutin në procesin para votimit.
Kokëdhima e ka quajtur të papranueshme faktin që dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin shkuan në mbledhjet e grupeve parlamentare të PS, PD dhe LSI. Kokëdhima demonstroi qe ishte kundër edhe për faktin që dy ambasadorët zhvillonin takime veçmas me deputetë të ndryshëm për t’i bërë presion që të votonin reformën në drejtësi.
“Shkojnë ambasadorët nëpër grupe parlamentare dhe i marrin e i shantazhojnë deputetët i trajtojnë si punëtorë krahu. Nuk zgjidhen ambasadorët nga populli shqiptar dhe duhet të ketë respekt për përfaqësuesit e popullit”, ka thënë Koço Kokëdhima. Të gjithë këtë proces politik ish-deputeti e ka quajtur ambasadorokraci.