Home KRYESORE Noterja rrëfen si iu “dhurua” Hotel Vollga Shullazit

Noterja rrëfen si iu “dhurua” Hotel Vollga Shullazit

Në fashikujt e saj të hetimit ndaj grupit të Emiljano Shullazit, duket se prokuroria ka administruar si provë edhe dëshminë e noteres para së cilës është firmosur kontrata e dhurimit të 30% të hotel “Vollgës”, nga biznesmeni Ylvi Beqja kundrejt Emiljano Shullazit.

Noterja u ka treguar prokuroreve me detaje momentin kur Emiljano Shullazi, sëbashku me 15 djem të tjerë, rreth orës 09:00 të darkës kishte shkuar të merrte certifikatën e pronësisë, e cila kishte dalë nga Hipoteka.

Ajo ka treguar edhe kur janë nënshkruar kontratat mes Shullazit dhe Ylvi Beqajt. Disa makina kishin shkuar atë ditë përpara zyrës së saj dhe në to ishin rreth 15 persona.

Sipas saj, në kohën kur janë nënshkruar kontratat, qepeni i zyrës së saj është ulur deri në momentin kur është përfunduar puna dhe prona kaloi në emër të Shullazit. Noteria ka sqaruar se për çdo veprim të sajin ka njoftuar Ylvi Beqajn, por biznesmeni mësohet t’i ketë thënë se nuk ka çfarë të bëjë, raporton Tv Klan.

Ndërsa në dëshminë e tij vetë biznesmeni ka pranuar se është kërcënuar me një armë në bark nga Shullazi në kohën kur ishte në zyrën e noteres. Pas këtij momenti, ai u detyrua t’i jepte Shullazit 30 % të ish – hotelit dhe 550 mijë euro, të cilat i kishte fituar nga shitja e një të tretës së hotelit, familjes Kodra.

Share: