Home KRYESORE Bushati: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese te kompleksuar e frikësuar!

Bushati: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese te kompleksuar e frikësuar!

Nga Endira Bushati

Sot, Gjykata Kushtetuese pezulloi Ligjin e Vetting-ut!

Arsyetimi se, zbatimi i tij do të sillte pasoja të pariparueshme, sigurisht që, qëndron!

GJK ka vendosur dhe t’i drejtohet “Venecias” me pyetjen:

A është Gjykata Kushtetuese kompetente për të vendosur mbi këtë ligj, në kushtet kur vetë anëtarët e saj janë subjekte të vetë ligjit?

Sigurisht, që edhe kjo çështje shkakton debat juridik dhe qëndron.

A mund të vendosin në konflikt të pastër interesi, anëtarët e GJK për një ligj që mund t’i “shkarkojë” ata vetë?!

Në dukje të parë, JO!

Por… Kush duhet të vendosë?

Nëse një ligj është antikushtetues, a duhet që për shkak të konfliktit të interesit të anëtarëve të GJK, të mos shpallet si i tillë?

Debati këtu ngec, por…nuk mund të ketë asnjë zgjidhje jashtë sistemit, sistemit i ngritur mbi një Kushtetutë dhe mbi një Gjykatë Kushtetuese që kontrollon ligjet në raport me të.

Dhe….si mund të pranohet që anëtarët e GJK, që prezumohen elita e juristëve në vend, të mos “dijë” t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje e t’i “kërkojë mend” Venecias?!

Në fakt, kjo dëshmon se anëtarët e GJK, në këtë rast kanë vendosur të kompleksuar, të frikësuar dhe kanë pasuar përgjegjësinë!

E vërteta është që, në rastin e ligjit për “Trajtimin me transport të funksionarëve të lartë”, këta anëtarë të GJK në 2009 e shpallën antikushtetues për pjesën që i linte ata vetë pa makina!

Në këtë rast, nuk kishte konflikt interesi?!

Është në integritetin e anëtarëve të kësaj gjykate, të vendosin të lirë e të pavarur, që pushteti gjyqësor të mos kthehet në një zgjatim të pushtetit të Ramës dhe grupit kriminal që e rrethon!

Share: