Home KRYESORE Shpërthen Braçe: Këta gjykatës të bëjnë të ulërish. Një bandë që po...

Shpërthen Braçe: Këta gjykatës të bëjnë të ulërish. Një bandë që po rrjep popullin…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar në një postim të gjatë në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit që bën rivlerësimin e pasurive dhe kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Vendimi i sotëm shkon në një vijë edhe me kërkesën e PD-së, e cila doli kundër ligjit për ‘Vettingun”.

Ai cka lëshuar akuza ndaj anëtarëve të kësaj gjykate, duke sjellë në vëmendje këtu ngjarjet për të cilat kjo gjykatë nuk ‘bëri drejtësinë’ siç është ajo e 21 janarit ku mbeten 4 të vrarë në mes të Bulevardit. Të paaftë dhe të lidhur me politikën e Berishës, ika konsideruar Braçe trupën e Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i Erjon Braces:

Banda e padrejtesise duhet te mposhtet tani!!

Sistemi i kesaj bande ka thyer cdo parim kushtetues!!

Superpushteti i kesaj bande nuk eshte votuar nga populli, por po e rrjep kete popull!!

Asgje nuk ndryshon, vetem vonohet ne kohe;

Me shpresen unike te Sali Berishes, Lylzim Bashes dhe jo vetem,

per te rrezuar kete qeveri dhe bllokuar gjithcka qe ka lidhje me kontrollin e trefishte te prokuroreve e gjykatesve aktualisht ne sistem.

Kaq ben sot vendimi i gjashte gjykatesve, asgje me shume.

Ne anen tjeter, vendimi i sotem i ketyre gjykatesve,

te ben te ulerish!

Gjashte gjykates qe me ligj, jane te paret ne liste qe duhet te rivleresohen per pasurine, lidhjet me krimin dhe aftesine, vendosen sot qe jo vetem ata te mos rivleresohen, por te gjithe prokuroret e gjykatesit aktualisht ne sistem, te mos kontrollohen, perkohesisht.

Konflikt me te madh interesi se ky nuk mund te kete!

Dem me te madh se ky nuk mund te kete!

Po rendis dy arsye;

E para, njeson gjykatesit me Partine Demokratike,

interesat e saj politike, mes te cilave shkelqen ruajtja e paprekur e kastes se prokuroreve e gjykatesve sot ne sistem dhe,

ky eshte nje deformim i rende antikushtetues i sitemit;

E dyta, ju mohon qytetareve te ketij vendi, hetim dhe nje gjyq te drejte, permes prokuroreve e gjykatesve te ndershem dhe te afte profesionalisht-ne nivelin me te larte te ekpsertizes profesionale dhe,

ky eshte nje tjeter deformim i rende antikushtetues i sistemit.

Por sistemi aktual i prokuroreve e gjykatesve,

nuk e ka kete ndjeshmeri. Fare.

Ky sistem eshte nje biznes i keq,

nuk jep drejtesi sipas kushtetues,

por mundesine kushtetuese per te dhene drejtesi,

e ka kthyer ne nje burim perfitimesh politike dhe pasurore.

Deri tani i kane gezuar te pa shqetesuar, madje te mbrojtur nga nje klase politike me te cilen kane shkembyer sherbime reciproke; emerime te pamerituara dhe imunitet absolut perpara ligjit.

Ata dhe Ata, kane zhbere parimin e barazise perpara ligjit.

Tani,

kur ligjet e reja per Drejtesine po sulmojne pasurine e paligjshme, lidhjet politike e kriminale, paaftesine qe “u shenjterua” prej emerimeve politike, Ata permes gjashte prej tyre, po ndalin gjithcka.

E kuptoni;

Kane bere pasuri te paligjshme e nuk duan as te kontrollohen-te japin spjegime e ta justifikojne ate;

Kane lidhje politike e kriminale, me te cilat jane mburrur e kane bere kariere dhe as qe duan te kontrollohen per to;

Jane teresisht te paafte, prej formimit se pari- njeri prej ketyre te gjashteve rezultoi me noten 5-se ne te drejten kushtetuese, prej vendimeve te dhena se dyti dhe, nuk duan te rivleresohen edhe per kaq.

Kjo eshte bande, nuk mund te jete nje sistem kushtetues drejtesie.

Shikoni;

Kur ndodhi 21 janari dhe u vranë 4 qytetare te pafaj ne mes te bulevardit, askush nuk kishte besim ne drejtesi por gjithkush uleriti per drejtesi;

Me pas, kur nje hetim i kufizuar me dhune te ishte i paplote u pasua nga nje gjyq jo vetem i padrejte, por kriminal nisur nga vendimi qe dha, gjithkush shau e mallkoi drejtesine, por uleriten vec familjaret e te vrareve.

Me pare, kishin uleritur vec familjaret e punetoreve te vrare nga nje krim shteteror ne Gerdec.

Po ua kujtoj sepse ne radhe jemi te gjithe dhe, radha vjen shpejt.

Duhet te ulerijme tani!

Si qytetare te barabarte ne leter, kushtetute por te pa barabarte ne fakt, cdo dite.

Te jeni te bindur qe ky eshte nje superpushtet qe vendos per jeten e gjithesecilin nder ne si qytetare, duke bere padrejtesi, duke i rrjepur te gjithe deri ne qindarken e fundit.

Nuk eshte vendosur me vote; por eshte shume i forte-prej mandateve te marra e ne vijim, prej lidhjeve politike e kriminale te panderprera kurre, prej parave te pamata te cilat ju krijojne cdo mundesi mbi ligjin.

Ata jane bashke, te bashkuar, me nje hierarki te qarte politike e gjyqsore, praktikisht nje bande e konsoliduar qe vendos edhe per veten.

Te bashkuar duhet te jemi edhe ne! Gjithnje si qytetare.

Si politikan as qe e marr mundimin te mendoj, nuk vlen.

Kujtoj se kam qene i vetem ne votimin e ketij qe sot ben kryetarin e gjykates Kushtetuese dhe nuk kam votuar asnje nga te tjeret qe sot kane vendosur keshtu;

Kam votuar kunder dhe sot me shkon ti kujtoj cdo politikani-edhe atyre te partise sime, se nje vote e tille ne opozite te jep fuqine morale edhe pse jo ate te mjaftueshme per te ndalur me vote keta gjykates.

Por urdheroni, ja pasoja.

Te ulerijme individualisht nuk vlen.

Mendoni;

Keta jane te afte te mos zbatojne as vendimin e mundshem te Venecias.

Ndaj duhet te behemi bashke tani, sot!

Share: