Home KRYESORE Pse po darkon Kreshnik Spahiu me shqiptarin më të pasur në Europë?

Pse po darkon Kreshnik Spahiu me shqiptarin më të pasur në Europë?

Shqiptari më i pasur në Europë është shfaqur duke darkuar me liderin kuqezi në një nga restorantet më luksoze të Parisit. Burim Osmani dhe Kreshnik Spahiu janë fotografuar dhe duket që kanë raporte pune dhe të afërta me njëri tjetrin.

Burim Osmani njihet si biznesmeni më i sukseshëm në Europë me qendër në Berlin. Katër vëllezrit Osmani (Burimi, Qazimi, Bekimi dhe Bashkimi) kanë deklaruar mbi 1 miliard pasuri në fushën e lofrave të fatit, imobiljareve, hotelerisë, ndërtimit etj. Burim Osmani ka qënë një nga mbështetsit e ish-presidentit Ibrahim Rugava por dhe sponsorizues i luftës në Kosovë.

Vëllezrit Osmani dhe Burimi janë të mirnjohur nga të gjitha mediat gjermane por edhe spanjolle pasi ata e kanë shtrirë aktivitetin e tyre në Gjermani, Spanjë, Çeki, Kroaci etj. Pavarësisht famës së Burim Osmanit apo Kreshnik Spahiut ende nuk është e qartë miqësia e nacionalistit shqiptar i cili një muaj më parë është publikuar me fotot e tij në rrugët e Londrës me milionerin tjetër vëllain e Burimit, Bekim Osmani. A pritet hapja e Aleancës KuqeZi edhe në Kosovë? Le të presim çdo të ndodhë…./botasot

Share: