Demokratet zgjerimin e fashes se personave qe duhet t’i nenshtrohen chek-up-it e cilësojnë burim korrupsioni dhe perserisin thirrjen drejtuar prokurorise per te hetuar.
Nga ministri Beqja kerkojne shpjegime, por ai nuk ishte i pranishem per t’u pergjigjur.
Sipas deputetes socialiste Klodiana Spahiu mungesa nuk ishte ceshtje refuzimi, por axhende.
Aktivitetet e dites, percaktuar jave me pare sipas Ministrise se Shendetesise, e cila pas ketij debati i shperndau mediave nje njoftim per shtyp ishin arsye e mospjesëmarrjes se Ilir Beqjes ne komisionin parlamentar. Ministria thote se ka propozuar tri dite te javes se ardhshme kur ministri mund te jete i pranishem per t’ju përgjigjur pyetjeve te deputeteve. /Abc News