Pas denoncimit të emisionit investigativ “Stop”, policia e Tiranës arrestoi pedagogun Ukë Buçpapaj, 58 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kryetar i shoqatës “Ader”, Pedagog Anglishte.
Po ashtu është shpallur në kërkim sekretarja e tij me inicialet E. M, 27 vjeçe. Ndalimi i Ukë Buçpapaj dhe nisja e procedimit në ngarkim të E. M., u bë sepse gjatë ushtrimit të detyrës tek kjo shoqatë, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë fallsifikuar një numër të konsiderueshëm çertifikatash të gjuhës Angleze, të cilët ua kanë shitur studentëve të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, kundrejt shumës 150 euro çdo çertifikatë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 72 çertifikata të lëshuara nga kjo shoqatë. Të dy do të akuzohen për “Korrupsion pasiv në sektorin privat”, “Falsifikimi i dokumenteve, në bashkëpunim” dhe “Fshehja e të ardhurave”./lapsi.al