Home KRYESORE Skandali i Guximtarit/ Dëshmon në prokurori gjyqtarja Blerta Çibuku

Skandali i Guximtarit/ Dëshmon në prokurori gjyqtarja Blerta Çibuku

Gjyqatarja e Gjirokastrës Blerta Çibuku është marrë në pyetje për rreth dy orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila po heton dosjen ndaj Guximtar Boçit, ish-kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës i akuzuar për skandalin seksual që u bë publik në emisionin “Stop” në TvKlan.

Çibuku ka thënë se ka vendosur në favor të familjes së ish- burrit të shtetase Rudina I, pasi ajo ka qenë bindja e saj bazuar në provat e administruara në dosje.

Por në regjistrimet audio 38-vjeçarja ka regjistruar edhe gjyqtaren, e cila thotë se vendosi në favor të familjes së ish-burrit të saj në konfliktin e pronësisë që ata kishin pas ankesave që pala kundërshtare kishte bërë në KLD.

Pas denoncimit në media të skandalit KLD ka vendosur të kontrollojë me inspektim dosjet e shqyrtuara nga gjyqtarja Blerta Çibuku. Ish-kreu i Gjykatës Gjirokastër, Guximtar Boçi kërkoi favore seksuale nga Rudina.I për një vendim gjyqësor në favor të saj.

Share: