Home KRYESORE Tahiri policisë greke: Jo kthim në kufi pa shkaqe ligjore e të...

Tahiri policisë greke: Jo kthim në kufi pa shkaqe ligjore e të motivuara mirë

Ministri i Punëve të Brendshme Saimiri Tahiri priti sot në takim Drejtorin e Policisë greke Konstantinos Tsouvalas.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes policive të të dy vendeve, si dhe nevoja e zgjerimit e intesifikimit të këtij bashkëpunimi.

Ministri i Punëve të Brendshme i bëri me dije z. Tsouvalas se ka vërejtur me shqetësim rritjen e numrit të shtetasve shqiptarë të kthyer në kufirin me Greqinë.

Tahiri kërkoi nga pala greke të respektohet lëvizja e lirë e shtetasve në zonën “Shengen” dhe të mos kthehen shtetas shqiptarë në kufi pa shkaqe ligjore e të motivuara mirë.

Gjithashtu, ministri i Brendshëm kërkoi të zhvillohen hetime transparente dhe të plota për 2 rastet e humbjes së jetës në rajonet e policisë greke të shtetasve Ilia Kareli dhe Pëllumb Marknikollaj, si edhe kërkoi të respektohen të drejtat themelore të shtetasve shqiptarë, pavarësisht faktit nëse janë të ndaluar ose arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese të Greqisë.

Ministri Tahiri u kërkoi autoriteteve greke të marrin të gjitha masat në mënyrë që të mos përsëriten raste të tilla në të ardhmen.

Share: