“Republikanët kundër Trump”. Kjo ishte parulla që mbante personi që u bë shkak i largimit me urgjence nga forcat e sigurisë të Donald Trump, teksa ai fliste në podium.
Austyn Crites nga Reno, tha se ai donte vetëm të tregonte një shenjë dhe nuk kishte të tjera qëllime, por e vunë poshtë mbështetës të Trump.
Ai tregon madje se ata e sulmuan dhe e shtrinë përtokë dhe ishte me fat që ndërhyri policia. Ai, 33vjeç, thotë se ka qenë anëtar i Partisë Republikane për rreth 6 vjet.
Donald Trump u nxor jashtë skenës me shpejtësi nga agjentët e Shërbimit Sekret në këtë miting në Nevada./360grade.al