Home KRYESORE E ardhmja e seksit? Robotët

E ardhmja e seksit? Robotët

Teknologjia po futet me shpejtësi në çdo aspekt të jetës sonë dhe nuk është e largët koha që këtë do ta bëjë edhe në dhomën e gjumit.

Futurologu Ian Pearson ka publikuar një raport ku mundohet të parashikojë të ardhmen e marrëdhënies mes njeriut dhe krijesave të tij inteligjente; robotët.

Në raport flitet për shumë gjëra, por më tronditësja është parashikimi i tij se brenda pak më shumë se 3 dekadash, marrëdhëniet intime mes njeriut dhe robotit do të tejkalojnë ato mes njeriut dhe njeriut.

Dr. Pearson thotë se ka arritur në këtë përfundim duke analizuar përhapjen me shpejtësi të ‘lodrave seksi’ në shekullin e fundit, por edhe në përhapjen e pornografisë.

“Shumë shpejt, pornografia përmes realitetit virtual do të shndërrohet në një fenomen të zakonshëm”, thotë ai.

Mes parashikimeve të bëra prej tij është se në 2030 njerëzit do të shohin përmes relitetit virtual pornografi njësoj siç shfletojnë sot faqet për të rritur. Pikërisht në këtë periudhë, thotë ai në raport, do të shfaqen format e para të robotëve “të dhomave të gjumit”, që për shkak të çmimeve të kripura do të blihen fillimisht nga familjet e pasura.

Deri në 2050, këta robotë do të evoluojnë dhe çmimi i tyre do të bjerë ndjeshëm, duke mundësuar një zgjerim më masiv. Ai vlerëson se ky treg mund të kushtojë më shumë se 10 miliardë dollarë pas 2050./ Top Channel

Share: