Nga Alban Bala
Ne qiej,
Sidomos ne qiej me merr malli per ty.
Kur fluturoj eshte si te bredh neper endrra:
Te shoh e nuk te gjej… Neper rrenjet e njerezve
Atje poshte ka mbetur hiri yt eremire
Mbi catite e gjelbra te maleve dhe pemeve.
Nder qiej ti je ajri qe une nuk e prek dot…
Veten time ka ndodhur ta le pas. Ty- asnjehere.
Mungese e kalter, avuj plot aroma toke qe shkelqejne si lote
Me syte e mi mbi ballin e mengjesit.
Ne qiej
Sidomos ne qiej me merr malli per ty
At’here zgjedh te zbres, te rrezohem, te vij
Tek rrenjet e njerezve, mbi catine e gjelber
Te pemeve, mbi zemra liqenesh te ngrire
Ne kujtese fluturimesh…
Sidomos ne qiell me djeg malli per ty….