Home KRYESORE Paralajmërimi i sinoptikanëve: Nesër pritet më e keqja, ja zonat e ‘rrezikut’

Paralajmërimi i sinoptikanëve: Nesër pritet më e keqja, ja zonat e ‘rrezikut’

Emergjenca për shkak të motit të keq e reshjeve të dendura duket se do të vijojë, pasi meteorologët parashikojnë se më e keqja pritet nesër.

Sinoptikania Lajda Porja, ka bërë me dije se situata pritet të përkeqësohet pas mesnatës dhe paraditen e nesërme, ndërkohë që qytetet më të rrezikuara për shkak të reshjeve do të jenë Gjirokastra dhe Saranda.

“Gjatë orëve në vijim dhe në orët e mbrëmjes do kemi pauza të shirave por do vazhdojnë. Pas mesnatës zhvillim të vranësirave. Shira me intensitete do ketë pjesa qendrore dhe jugore. Problemi mbetet në zonat qendrore dhe jugore. Gjiroakstra dhe Saranda pritet të kenë 90 mm deri në 100 mm shi gjatë orëve në vijim”, tha Porja.

Ajo theksoi më tej, se “Problemet do jenë gjatë natës dhe në orët e paradites së nesërme. Në Gjirokastër dhe Sarandë situata do jetë më problematike. Në Tiranë ka patur 103 mm shi në 5-6 orë. Shkodra, Lezha, laçi, Kruja e Burreli do kenë reshje por më pak, 30-40 mm”.

Nga parashikimet, ajo thote se problematike mbetet një pjesë e qendrës dhe zonat jugore, kryesisht Gjirokastra dhe Saranda.

“Në këto zona pritet edhe erë e fortë, kryesisht deti. Pritet të përmirësohet situata nesër pasdite dhe gjatë të mërkurës dhe të premtes. Në zonat malorë në ditët në vijim do ketë edhe reshje bore. Nga e mërkura do bien temperatura. Pritet situata në përmirësim pas natës së sotme”, tha Porja./360grade.al

Share: