Home KRYESORE Dy fjalë për borxhin

Dy fjalë për borxhin

Nga Kasem Seferi

Kriza është rezultat i konfuzionit rreth roleve të përshtatshme të qeverisë dhe tregut; pra, qeveria në vitin 2013 e këtej nevojitej të gjente balancën e drejtë të këtyre roleve përsëri.

Por qeveria nuk mundi ta fiksonte atë që ishte thyer, për arsye se e theu atë përsëri me anë të rritjes së borxhit. Nuk pati as inkurajim të kursimit dhe as ripagim të borxhit. Shtrembërimet duheshin hequr, për arsye se humnera, nga e cila sistemi do të binte në mënyrë të pashmangshme u bë gjithnjë e më e thellë. Pa asnjë dyshim këtë sot e tregojnë shifrat e vërtetë të borxhit.

Faktorët kryesorë që kanë udhëhequr rritjet e borxhit kanë qenë kolapset e të ardhurave tatimore që kanë vuajtur qeveritë, veçanërisht, në valën ngritëse të krizës financiare dhe ekonomike botërore, si edhe shpesh politikat fiskale ambicioze kundërciklike që synojnë lehtësimin e rënies.

Duke marrë me mend se nevojitej rritja e tatimeve për të arritur qendrueshmërinë e borxhit, qeveria aktuale nuk analizoi se kishte të ngjarë (sikurse ngjau) që ndikimi shtrembërues ta ulte rezultatin potencial.

Çdo qeveri që orvatet të fryjë pa masë vlerën reale të borxhit afatshkurtër shpejt e gjen veten në kushte që publiku të paguajë përqindje interesi shumë më të lartë. Studjuesit e fushës kanë ardhur në përfundimin se lidhja e borxhit me mesataren dhe mesoren e rritjes ekonomike shërben për të deklaruar siç duhet implikimet e kundërta të rritjes ekonomike të barrëve të borxhit, që rezultojnë nga ndikimi i krizës së tanishme financiare dhe ekonomike botërore.

                                                    Borxhi i qeverisë/PBB

tabela-1

Në mënyrë të pamohueshme, krizat bankare paraprihen nga rritja e shpejtë e borxhit privat që, në mënyrë direkte, rritën gjasat për rritjen e borxhit publik. Së pari, dallgët e ngritura të borxhit privat (të shkaktuara nga kreditimi i bankave vendase dhe borxhet e jashtme janë pararendës të rishfaqur në krizat e brendshme bankare). Mjaft shpesh, çdo qeveri kontribuon në këtë fazë për bumin e huamarrjes.

Së dyti, krizat bankare (brenda vendit dhe ato ndërkombëtare) i paraprinë dhe/ose e shoqëruan krizën e borxhit të pothuajse çdo vendi sovran. Së treti, huamarrja publike përshpejtoi në mënyrë të dukshme dhe sistematikisht përpara në lidhje me krizën e borxhit.

Çdo qeverit ka “borxhe të fshehura” që përfshijnë borxhin e brendshëm publik (i cili, paraprakisht, pa të dhëna është i padokumentuar) dhe borxhin privat që bëhet publik (dhe njihet “publikisht”) pasi kriza doli jashtë shinave.

Së katërti, është ajo hipotezë që ka lidhje (dhe mund të dokumentohet por nuk mund të testohet) është ajo se gjatë fazave përfundimtare të huamarrjes private dhe publike furia dehëse në vigjilje të krizës bankare të borxhit rritet.

Pak histori me shifra:

tabela-2*   Të dhëna mbi borxhin total të Shqipërisë sipas CIA World ** Të dhëna nga Ministria e Financave

Sikundër shihet, e rëndësishme ishte arritja e nivelit të programuar të balancës fiskale, nëpërmjet kushtëzimit të kryerjes së shpenzimeve fiskale nga ritmi i realizimit të të ardhurave buxhetore.

Marrja e masave të menjëherëshme dhe konkrete, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë afatgjatë të borxhit publik duket se do të kushtëzonin ndjeshëm zhvillimet e ardhshme. Defiçiti buxhetor rezultoi 5.3 miliard lekë, duke u ngushtuar në masën 47 për qind në terma vjetorë. Aktiviteti i ulët ekonomik u pasqyrua në rritjen e ulët prej rreth 3 për qind të të ardhurave buxhetore gjatë katër muajve të parë të vitit 2010.

Por çfarë ndodhi në vitet 2011, 2012, 2013, 2014, 2015 dhe 2016? Ku ka arritur niveli i borxhit sot? A janë të sakta shifrat qe deklarohen zyrtarisht? Për sa vjet rradhazi do ta ngarkojë kurrizin e varfër të çdo shqiptari niveli i sotëm i borxhit? A nuk kërkohet një tejdukshmëri publike për një problem kaq të madh?!

Rritja ekonomike e furnizuar nga borxhi në kuptimin më të rëndësishëm nuk tregon botën reale. Në botën reale, rritja ekonomike varet nga faktorë realë si cilësia dhe sasia e arsimit, etika e punës, profili i popullsisë, cilësia dhe sasia e teknologjisë dhe pajisjeve ekzistuese, organizimi i biznesit, cilësia e lidershipit publik, cilësia (dhe jo sasia) e rregullave ekzistuese, si dhe shkalla e masave shtrënguese.

Politikën fiskale dhe monetare mund ta shtysh dhe ta tërheqësh si të duash, por rritja ekonomike afatgjatë varet nga faktorët e përmendur më lart.

“Për ta ruajtur pavarësinë tonë ne duhet të mos i lejojmë qeveritarët tanë të na ngarkojnë me borxh publik … ne duhet të bëjmë zgjedhjen tonë ndërmjet ekonomisë dhe lirisë, ose konfuzionit dhe skllavërisë … Në qoftë se biem në të tilla borxhe, ne duhet të tatohemi për bukën dhe pijen tonë për mjetet tona të domosdoshme dhe për rehatinë, për punën tonë dhe për argëtimet tona … Në qoftë se ne e parandalojmë qeverinë nga keqpëdorimi i punës së njerëzve, nën mashtrimin e kujdesit për ta, ata do të jenë të lumtur.”. – Thomas Jefferson

Share: