Home KRYESORE “Bisha” e Obamës: 10 fakte që nuk i dini për makinën më...

“Bisha” e Obamës: 10 fakte që nuk i dini për makinën më të blinduar në histori

Limuzina presidenciale e presidentit amerikan Barak Obama, është fjala e fundit e teknologjisë.

Është e aq e sigurtë sa i reziston çdo lloj eksplozivi të fuqishëm. Është makina presidenciale më e blinduara në histori.

E ndërtuar në fshehtësi të madhe nga General Motors, ajo është një përzierje mes një limuzine dhe një kamioni të stërmadh dhe është e mbuluar me përmbajtje të hekurt.

Është shumë e madhe, e rëndë dhe e fuqishme sa është quajtur “bisha” nga shërbimet e sigurisë presidenciale, pasioni i të cilëve për nofkat është i njohur. Emri në kod i tyre për të identifikuar Obamën është Renegade, ndërsa gruaja Mishela është Renaissance (rilindja).

Blindimi i rëndë e bën makinën e Obamës të paprekshme nga predhat anti-tank, ndërsa gomat janë një model special i “run flat” që nuk mund të shpohen kurrë. Dritaret janë më të vogla se normalet për ta bërë makinën akoma më të vështirë për t’u sulmuar. Mes pajisjeve të shumta që ka bord janë edhe një arsenal i vërtetë armësh të lehta për t’u përdorur nga shërbimet e sigurisë, ka edhe disa çanta gjaku të Presidentit.

19beast1 (1)

Ka një sistem ventilimi që përjashton çdo agjent të jashtëm. Me anë të një cilindri oksigjeni në bagazh, krijohet një mikroklimë e aftë të shmangë sulmet me, gaz helmues. Mund të hapet vetëm një dritare. Ajo e shoferit, por vetëm pak centimetra.

Njëlloj si avioni presidencial “Air Force One”, “Bisha” është vazhdimisht në lidhje me një furgon të posaçëm që e ndjek nga pas dhe që ia dërgon sinjalet një sateliti ushtarak. Në pjesën e pasme të rehatshme, është pothuajse si një zyrë për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ka gjithmonë një celular që ka një linjë të sigurt dhe gjithmonë i lidhur me qendrat operative të Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit.

Struktura e saj e plotë është sekret, ashtu si e çdo presidenti amerikan.

“Cadillac-u” i Xhorxh Bush

Nëse makina e Barak Obamës është me shumë mundësi makina më e sigurtë e ndërtuar ndonjëherë, edhe ajo e paraardhësit Xhorxh Bush nuk ishte më pak. Formula e prodhimit jashtë serie të makinës “Cadillac de Ville Limousine” e Bushit, ashtu si të gjitha makinat e presidentëve amerikanë është mbrojtur nga sekreti shtetëror. Kjo makine kishte një sistem të sofistikuar për udhëtime netëve që i lejonte shoferit të ecte me gjithë shpejtësinë e mundur me drita të fikura. Qendra e gravitetit të saj është e aq e ulët sa është e pamundur të bëjë salto. Gomat dhe motori ishin të bëra me porosi dhe janë në gradë t’i rezistojnë gjithçkaje. Një sistem eficent filtrimi e bënte të paprekur nga sulme të mundshme me gaz apo me agjentë kimikë.

Bushi

E rëndë mbi 4 tonelata mund të përdorej për të zhbllokuar çdo lloj pengese të mundshme. Kishte aq elektronikë brenda sa i lejonte presidentit të kontrollonte nga brenda saj ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe mbushjet bërthamore.

Makina e presidentëve amerikane nuk udhëton kurrë vetëm, por e shoqëruar me një eskortë prej 35 njësish.

Nga viti 1972 të gjitha makinat presidenciale shkatërrohen në fund të mandatit të secilit president.

10 fakte surprizuese për “Bishën” e Barack Obama-s

Dritaret: Dritaret e limuzinës janë 5-6 inç të trasha, kundër shpërthimit të bombave dhe sigurisht antiplumb. Edhe pse i trashë mund të shohësh mjaft qartë jashtë.

Dyert: Dyert i janë nënshtruar inaugurimit dhe me produktin e ri të përfunduar, janë rritur me 8 inç trashësi. Këto dyer peshojnë aq sa të një avioni Boeing 757.

Pjesa e brendshme: Pjesa e brendshme e limuzinës është plotësisht e rezistueshme ndaj çdo sulmi kimik.

Shoferi: Shoferi i Obamës nuk është një shofer i zakonshëm, por agjent i CIA-s i trajnuar posaçërisht për situate të paparashikueshme. “Bisha” udhëton me presidentin dhe gjithmonë është e parkuar në mënyrë strategjike për të krijuar një barrierë nga njerëzit.

 Serbator tanku: Serbatori i makinës është ndërtuar me qëllim për të sprapsur plumbat. Ajo nuk duhet të shpërthejë në një rast aksidenti apo sulmi.

Pajisjet mbrojtëse:  Ka disa pjesë mbrojtëse në bordin e limuzinës. Kamera për të parë natën, mbrojtëse nga plumbat e shotganit, dhe pajisje kundërgaz. Nëse Obama lëndohet në makinë, ka qese gjaku të presidentit që do mund t’i duhen në rast plagosjeje.

gomat

Gomat: Për të mbrojtur Presidentin Obama nga plumbat, gozhda apo objekt tjetër që synon prishjen e gomave, limuzina ka super goma që nuk mund të shpohen kurrë.

Shasia: Makina e njohur si Cadillac One, por me nofkën Bisha, mendohet të jetë e bazuar në stilin DTS Cadillac, që ndërtohet mbi një shasi kamioni që mbështet peshën e makinës dhe armaturës së saj. Kur është jashtë vendit, vetura mban flamurin e SHBA-së dhe flamurin e shtetit që Obama po zhvillon vizitën.

Sektori i pasagjerit: Hapësira ku qëndron Obama dhe pret të ftuarit të tij është shumë e madhe, e sigurtë dhe luksoze. Ka vend për 4 veta dhe përmban dhe një buton paniku që mund të shtypet në rast se kërkohet ndihmë. Mund të vendoset laptop dhe ka wifi.

Skeleti: Për të shmangur çdo gjë që nga plumbi deri tek gurët, trupi i makinës është i përbërë nga një përzierje materialesh të forta që punojnë për të ndalur dhe energjinë e një predhe. “Bisha” është fortesë lëvizëse e përbërë nga çeliku, alumini, titani dhe qeramika. Një pjatë e çelikut lëviz poshtë veturës për ta mbrojtur atë nga bombat apo granatat./Tirana Observer/

Share: