Home KRYESORE Mediat e Beogradit: Trump është serb!

Mediat e Beogradit: Trump është serb!

Në Serbi vazhdon ekzaltimi dhe euforia pothuajse në të gjitha shtresat shoqërore dhe në shumë nivele politike, pas zgjedhjes së Donald Trumpit president i SHBA-së.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka thënë se “zgjedhja e Trumpit do të na e lehtësojë jetën”.

Gazeta e Beogradit “Kurir” ka shkuar edhe më larg: presidentin e zgjedhur amerikan, ajo e ka quajtur serb dhe ka botuar posterin me portretin e tij me mbishkrimin “Trump, serb”, raporton Koha Ditore.

Kjo gazetë ka publikuar edhe një bisedë me Milka Milisavlevicin, një serbe 85 vjeçe, e cila, sipas pohimit të saj, ka qenë dado e dy djemve të Trumpit në vitet ‘80.

Sipas fjalëve të saj, Donald është i mirë, i vyeshëm, nuk di të urrejë njerëz, e do shumë Serbinë dhe i do sidomos femrat serbe.

Milka ka thënë se Donald Trumpin ka për ta ftuar në drekën tradicionale të vendit, të cilën do ta përgatisë vetë.

Edhe medie të tjera serbe shkruajnë me përkëdheli për Trumpin, ndërsa theksojnë se në Kosovë ka pikëllim për shkak të humbjes së Hillary Clintonit në këto zgjedhje.

trump 1 4

Share: