Nga Eduart Abazi*
Urimi i shkon popullit amerikan dhe të zgjedhurit prej tyre President, Donald TRUMP.
Këndvështrime të ndryshme në fare pak dite. “Nëse e shkuara nuk mund të ndryshohet, së paku mësohet prej saj” TRUMP-in tashmë e kemi një realitet. Amerikanët me votë zgjodhën Presidentin e tyre, zgjodhën atë që besuan si alterantivën që i shërben atyre. Nuk mund ti gjykojë askush.
Dëgjuam shumë zëra ndryshe, edhe kundërshti nga stafet dhe kandidatët për probleme nga më të thjeshta sociale dhe ekonomike, si taksat dhe shëndetësia, deri te siguria dhe paqja globale.
Tek ne protagonistët pas faktit, rendën të kujtonin apo mohonin ato që kishin deklaruar më parë, dikush si “Profet” e tjetri si i penduar.
Çudi që nuk e kuptojnë se nuk ka interes kush për opinionet e tyre në Shqipëri e jo më të dëgjohen përtej Atlantikut, diskutime për vullnetin e një sovrani, të atij populli që transmeton modelin më të mirë të vlerësimit ndaj votës, Sistemit Demokratik.
Një mesazh që së paku duhet kuptuar, VOTA ka vlerë dhe vetëm përmes saj bëhet ndryshim. Çdo ndryshim lë gjurmën e vet, përshpejton, përmirëson gjërat, apo nxjerr një mësim.
Amerikanët na treguan se NDRYSHIMI më mirë vjen nga jashtë sistemit dhe jo me tentativa për të arnuar disa gjëra, apo me protagonizma nga brënda sistemit, nga cilidoqoftë, që pasi ka konsumuar kohën dhe pushtetin, kërkon edhe një herë dhe pak më shumë pushtet, “meqenëse di të nusërojë më mirë”.
Ky mesazh duhet lexuar edhe nga shqiptarët. Të bësojnë se përmes votës bëhet ndryshim, të bësojnë se vlerën votës ja japin ata që e kanë, të besojnë se fuqinë votës ja shtojnë kur ndajnë mendime mes tyre para se ta përdorin, të besojnë se ndryshimi vjen kur ajo masivizohet.
Flasin sot protagoniste të politikës, zonjat Mimoza Hafizi, Mesila Doda që panë nga afër zgjedhjet në Amerikë. Dje folën Dashamir Shehi dhe, Astrit Patozi e ndokush tjetër.
“Sapo u ktheva nga misioni i vezhgimit zgjedhor i Asamblese Parlamentare te OSBE-se ne USA. Rezultati qe dilte ne pak minuta si pasoje e skanimit dhe numerimit elektronik… standard per tu implementuar” – shkruante Mesila Doda sot ne profilin e saj ne Facebook.
Sa mirë, po shtohen zërat dhe votat edhe në Parlamentin Shqipëtar për nevojën e zgjedhjeve me standarte, një mission nisur nga Grupimi i Subjekteve Politike për Zgjedhje të Lira e me Standarde ne bashkepunim me faktorin nderkombetar dhe partite e medha.
Në Shqipëri ata që nuk duan Reformat, kryesisht Reformën Zgjedhore, kanë frikë nga vota, si të vetmen mënyrë të zgjasin jetën në politikë, qoftë duke vrarë besimin e shqiptarëve,.
Duke vlerësuar eksperiencat dhe së fundmi atë amerikane, tani është rradha e shqiptarëve… Nuk ka me kohe per te humbur.
* KOORDINATOR i GRUPIMIT TE SUBJEKTEVE PER ZGJEDHJE TE LIRA E ME STANDARDE dhe Kryetar i partia Aleanca Demokratike