Nga Haberet i Mitro Celes
Tramp i mundi të gjithë: Hillarin, shtypin, artistët, Sorosin… Pak besonin për fitoren e Tramp. Gaboi edhe Rama ynë…Bile edhe sot hedhin shkelma. Mallkojnë. Ëndërrojnë. Dyshojnë. Protestojnë. Hedhin bomba tymse. Shkruajn parrulla. Rrush e kumbulla…për një vend demokratik si Amerika…
Por ka edhe polikanë realistë. Ish kandidati demokrat Sandërs shkruan në “New York Times.”: “E sulmova Hillarin në fushatën për kandidat brenda partisë. E mbështeta , dhe besoja se kishte të drejtë të fitonte ndaj Tramp…Sot besoj se Tramp ka të drejtë kur thotë: Amerika duhet të ndryshojë…Për 30 vjet puntorët kanë të njëjtët bosë. Punojnë gjatë dhe paguhen pak. Shtëpitë janë të shtrenjta. Kreditë të larta. 52 përqind e pasurive janë përqëndruar në 1 përqind të popullsisë. Tarifat për nxënësit në kolegje janë të larta. Më keq tarifat për studentët në universitett publike. Kurra Amerika nuk ka psur kaq shumë të rinj të pashkolluar dhe të pa kualifikuar.
Ka paralele me Tramp, sipas librit të Plutarkut “Jetë paralele”? Unë them: Berluskoni. Të dy miliarderë. Perandorë në medja. Të djathtë. Herë herë ekstremistë. Berluskoni qeverisi me Lega Nord. Berluskoni ju fut politikës nga hiçi. Sajoi partinë “Forca Italia”. Një parti që mbushi radhët me tifozë të Milan. Shumë futboll. Pak politikë. Asgjë idologjike. Në vitin 1994 fitoi Italinë. Mundi partitë “shkëmb graniti” –demokristiane+socialiste+ komuniste. 35 vjet në pushtet. Me emra të mëdhej: Andreoti, Kraksi, Kosiga, Xhani De Mikelis. Të gjithë u futën në “strofkë”. Me keq “mbreti” socialist Kraksi- vdiq në emigracion…Dhe Berluskoni qëndroi mbi front tre herë ose 10 vjet!
Berluskoni ishte ironik. I thartë. Kapriços. Me batuta gjithë yndyrë. E rrallë batuta për kryeministrin Prodi: “ Idjot I dobishëm”…Po pse fitoi Berluskoni? Sepse në fushatën elektorale “mbolli” farën e ndryshimi. Italianët ishin të lodhur me një klasë politike meskine, të lidhur këmbë e duar me mafjen, me metoda staliniste në drejtimin e ndërmarrjeve publike…
Edhe Tramp doli nga skemat e partisë. Pak idologji. Shumë akrobaci. Pak diplomaci. Shumë arrogancë… Në dukje fjalimet e tij ishin naive, por kishin brenda bisedat e njerëzve të thjeshtë…Gedafi I Libisë ishte diktator…Por I vriste kriminelët…Emigrantët I duhen ekonomisë. Por emigrantët ilegalë nga Meksika prishin rregullat e lojës…Do të ndërtoj një mur në kufirin mes Meksikës dhe Amerikës…Çmënduri ulëriti Hillari! Por emigrantët legalë fërkuan duart dhe dhanë votat për Tramp…NATO- është një vegël e bukur. Por e shtrënjtë për miletin amerikan. Duhet të paguaj më shumë Evropa…
Dhe dy paralele: Berluskoni në sevda me Boris Jelsinin. Tramp me Putin…Të dy pëlqejnë baluket. Berluskoni mbolli qime. Tramp “hekuros” baluket.
Po tjetër? Tramp dhe Berluskoni e adhurojnë seksin. Shumë gra. Më shumë çupa. Orgji me vajza nga Maroku- Berluskoni. Më I prapë Tramp- Ka zgjatur duart me vend e pa vend. Mos vallë ka lidhja pushteti me seksin? Mos vallë po të kishin qëndruar besnikë të kurorës, nuk mund të ishin ngjitur aqë lart, shumë lartë, në shkallët e pushtit? Unë nuk jam seksollog. Por në bllok kam shumë fakte.
1.Perandoria osmane. Sulltani, pasi kalonte natën në harem, mblidhte qeverinë. As një vezir. Asnjë ministër, nuk mund të hidhte një firmë, pa përdorur “kandarin” në harem. Seksi I kthjellonte. U hiqte stresin.
2. Perandorët kinezë. Kishin thurur një legjendë. Për arritur pavdekësinë, duhet të bënin seks me 3000 virgjëresha. Legjendën e pëlqeu Mao Ce Duni. Sipas kinezërisë përdori kandarin me 2900 virgjëresha…dhe hëngri bukë dhe vdiqe!
Dikush mund të thotë. Të shkuara të harruara. E drejtë. Por le kujtojmë Kenedin. Më I famëshmi president Amerikan. Por më me famë janë edhe “orgjitë” e tij me femra. Merlinë Monro, jo rrallë shkelte kurorën me dramaturgun Artur Miler, për të përfunduar në shtratin e Kenedit…për lavdinë e Amerikës, de! … Bill Kllinton. Gojoret e Monikës poshtë tavolinës, mes këmbeve të Billit, tronditën Amerikën. Por jo pushtetin e Presidentit…Pa folur që “dashuriçkat” e Billit janë shtrirë në çdo zyrë të Shtëpisë së Bardhë, ku punonin çupulina. Ishte me shije Billi, de! Për të mirën e Amerikës, këtë dhunti ja ka falur edhe Hillari! Haleluja!
Edhe Evropa nuk mbetet pas. Seksi ka rrethuar presidentët. Miterani, një ndër presidentët më popullorë të Francës, I “mbiu” një vajzë jashtë martese. Kur ishte djalë I ri? Jo dhe Jo. Në moshën e pleqërisë, kur qeveriste Francën. Presidenti Sarkozi, kur u bë President, nuk u mjaftua që u martua me Karla Brunin, por u fërkohej edhe çupave. Presidenti Holand për punë seksi është kampion I kampionëve?!…Zyrtarisht ka kaluar nëpër këmbë katër gra…
Po morali? Ka ngordhur. Kudo. Edhe në Shqpni…Kur je me nishane, askush nuk të paragjykon për problem të seksit. As mileti. As shtypi. As gratë me kurorë…Ndaj Tramp e ka të sigurtë suksesin. Mendoj unë.