Nga Pirro Ahmetaj*
Në respekt të shqetësimit familjarëve, kolegëve (brenda&jashtë vendit) dhe miqve për statusin dezinformues të deputetit çuko, botuar te gazeta Tema, DIta dhe disa portale elektronike ndjej detyrimin të qartësoj të gjithë ata që kane “arsye/vesh të dëgjojnë” dhe u intereson e vërteta për sa adresohen në këtë status:
Së pari, për sa shpifjen për “skandalin e mungesës së certifikatës së Sigurisë” = konfirmoj me përgjegjshmëri se jam i pajisur me certifikatë të nivelit “TOP SEKRET” (RSH/NATO/BE) deri 2020. Kjo është lehtësisht e verifikueshme (edhe nga udhëheqësit-shpifës) në Institucionet përkatëse të shtetit në RSH!
Së dyti, për “skandalin e mbajtjes së uniformes ushtarake në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, gjatë vizitës së Presidentit në NATO, në SHBA (Washington DC, Çikago), dhe 100-ndra raste të tjera = konfirmoj po ashtu korrektësisht se kjo qasje është në përputhje të plotë me ligjet dhe protokollin e ngjarjeve ku merr pjesë ose drejton Kreu i Shtetit. Theksoj në të gjitha rastet sipas përcaktimit ligjor (miratim nga Autoriteti), është në diskrecionin e Presidentit, dhe për natyrën e detyrës, në vartësi të drejtpërdrejte të Komandantit të Përgjithshëm !
= Për më tepër, për statusin e “gradës ushtarake” bëj qetësisht me dije, se një proces institucional dhe 3 procese gjyqësore, 2 nga të cilët me vendim të “formës së prerë” janë fituar nga ana ime. Por në përulësi ndaj përgjegjësive zyrtare dhe sensitivitetit që kanë çështjet e sigurisë kombëtare, me koshiencë nuk kam dashur ti bëj publike me gjithë kërkesat e shumë dashamirësve dhe insistimin e mediave.
Së fundmi, ndjej sinqerisht keqardhje të thellë për këtë kategori mediokrish-mjeranë, përfshi udhëheqësin në fjalë, që nuk kanë me çfarë të kontribuojnë në fushën e përgjegjësive, por ri-ciklojnë shpifje ordinere, të rëndomta (uniforma, lustrimi këpucëve, lyerja e bordurave, “shpallin armiq për agjitacion ”, etj !!!
Në çdo rast, kjo kategori janë bërë për të qeshur dhe për tu mëshiruar!
Shpresoj nëpërmjet këtij statusi të qartësohen dhe qetësohen dashamirësit dhe jo vetëm !
miqësisht
Gjeneral Piro Ahmetaj
Keshilltar Ushtarak i Presidentit