Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 22-vjeçar, i cili dyshohet se në shenjë hakmarrje ndaj ish-të dashurës së tij 24-vjeçe, i ka shpuar gomat e makinës të atit të vajzës.
Burime nga policia kanë bërë të ditur, se një ditë më parë kanë shpallur në kërkim 22-vjeçarin Eduart A., i cili ka përndjekur ish-të dashurën e tij, D. B., 24 vjeçe.
Ndërkohë që në orën 10:00 të mëngjesit të ditës së djeshme, i riu ka vendosur që të shpojë 3 gomat e makinës së babait të ish-të dashurës, çka e ka detyruar policisë që ta shpallë në kërkim.