Këshilli Bashkiak i Fierit miratoi sot vendimin për ndërtimin e landfillit të përpunimit të mbetjeve urbane.
Vendimi kaloi me 24 vota pro të këshilltarëve të PS-së. Kundër votuan këshilltarët e PD-së, ndërsa këshilltarët e LSI-së abstenuan.
Landfilli i përpunimit të mbetjeteve të zonës së Fierit ishte përcaktuar të ndërtohej në Plyk dhe Mbyet të njësisë Portëz por pas protestave të banorëve të zonës, projekti u zhvendos për t’u zbatuar në Mbrostar.