Home KRYESORE Spiropali reagon ndaj sulmit me salcë të studentes ndaj ministres Lindita Nikolla

Spiropali reagon ndaj sulmit me salcë të studentes ndaj ministres Lindita Nikolla

Elisa Spiropali ishte në krah të Lindita Nikollës kur studentja Mirela Ruko i hodhi ministres një shishe salcë domateje në kokë. Ish –drejtoresha e përgjithshme e doganave nuk bëri ndonjë veprim, përveçse duke u përpjekur të mos bëhej pis nga salca, ndërsa sot, nga Facebook-u ka reaguar me tonë të ashpra. Lexoni se çfarë shkruan.

AS NE KANUN NUK LEJOHEJ T’I ZIJE PRITË NJË GRUAJE

Isha e pranishme dhe s’jam ndjerë kurrë më keq! Kjo nuk është as shaka, as protestë, po quhet dhunë. Nje dhunë e pashembullt prej njerezish të pabesë që zënë pritë dhe qëllojnë pas shpine, ndërkohe që as në Kanun nuk lejohej t’i bëje pritë një gruaje! Dhe nëse ajo vajza që qëlloi Linditën si një kamikaze që nuk i përket asnjë feje, asnjë krahine, asnjë ideje, po vetëm një celule që e përdori për shoë, mund të falet, se është një e mjerë që s’di se ç’bën, edhe më e pështirë është mbështetja që një burrë zamani, malësor antishtet, antiligj dhe antikanun, njëfarë Sali Berisha, i bën një pafytyrësie të tillë! Kjo është për fat të keq opozita që kemi, një çetë njerëzish të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara!

Share: