Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhja e Komisionit të Sigurisë teksa po raportonte Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, për buxhetin e ministrisë.
Ministri ka dashur të ikë nga mbledhja sapo ka mbaruar fjalën, por deputetët e opozitës kanë kërkuar të jetë i pranishëm edhe gjatë diskutimeve.
Tahiri është larguar pavarësisht kësaj, duke bërë që deputetët e opozitës të shpërthejnë me tone të forta ndaj tij. Deputeti Flamur Noka e quajti ministrin Tahiri “karagjoz”, ndërsa nuk kurseu as kryetarin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Brahon.
- Noka: Ulu aty, çfarë je duke thënë. Ne jemi mbledhur në fazën e diskutimeve. Çështë kjo. Ulu aty të dëgjojmë diskutimet.
- Mos bërtit o Flamur se dëgjohet
- Noka: Ç’është ai karagjoz
- Lerë të dëgjojmë diskutimet o k…, pusho
Tahiri ikën.
- Noka: Të çohet tjetri në mes të mbledhjes… të dhjefsha mu në kryetarin që je… e të të ikë nga mbledhja… Do drejtosh seancat ti, shko ore qërrohu aty. Do drejtosh komisionin ti…
Pas këtyre debateve ng komisioni u largua edhe opozita. /Lapsi.al