Nga Vjosava Kasalla*
Gjatë ditëve të fundit ka rinisur një diskutim në lidhje me Arsimin e Lartë, i cili ka qenë më intensiv që pas zbatimit të sistemit të ri për pranimet në Universitet.
Gjatë diskutimeve për Ligjine Arsimit të Lartë kam theksuar shpesh se një nga pasojat kryesore imediate do të jetë rritja e kostos së studimeve.
Në luftën për studentë, Universitet Publike do të detyrohen së pari të rrisin koston e studimeve e së dyti për të ofruar shërbime që nuk lidhen me to. Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga arsimi publik i lartë janë planifikuar me rritje, e kjo do të vijë pikërisht nga rritja e tarifave të studimeve.
Pa harruar që me Ligjin e Arsimit të Lartë qeveria merr përsipër që të financojë edhe Universitetet Private, të cilat u favorizuan gjatë gjithë procesit të rregjistrimit, duke vërtetuar tërësisht shqetësimet e ngritura përsa i takon këtij ligji.
Sic mund te shihet nga tabela ne Fakultetin e Ekonomisë janë rritur tarifat me 37% ndërkohë që është një nga fakultetet më të populluara.
Ndërkohë që Fakulteti i Shkencave të Natyrës (përfshirë edhe degën e Matematikës që u mbyll këtë vit), ka një rritje prej thuajse 67% të tarifave.
Me një llogari të thjeshtë Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Politeknik dhe ai i Tiranës kanë rritur tarifat e tyre mesatarisht mbi 45%.
Efekti rritës i tarifave universitare u vërejt edhe kur ekonomia ishte në deflacion. Pra, edhe gjatë kohës kur kishte një rënie të çmimeve të përgjithshme, kishte një zë në produktin e shportës që rritej e kjo ishte tarifa e Arsimit të Lartë.
Për të kuptuarse sa janë rritur tarifat e Arsimit të Lartë, mund t’i hidhni një sy tabelës më poshtë. Ajo tregon më së miri se sa janë rritur tarifat e arsimit në 3 vitet e fundit.
Pas kësaj katrahure që rilindja nuk e pranon, megjithëse është e dukshme dhe e prekshme, ajo vazhdon të japë më pak para nga buxheti i shtetit për Arsimin e Lartë.
Paratë që janë harxhuar për restaurime qendrash qytetesh me beton dhe gurë, mund të
ishin hedhur në Arsimin e Lartë apo edhe arsimin bazë.
Kjo reformë në Arsimin e Lartë ka shndërruar 3 universitetet (që mund t’i shihni në tabelë) ndër më të mirat nga Universitetet Publike që kanë kërkesat më të larta për pranime, të jenë me kostot më të larta për studentët e Bachelor.
Burimi i te dhenave: Open Data Albania.
Autorja eshte nenkryetare e FRPD