Home KRYESORE Berisha: Bushati është kapur në bordello burrash në Brazil, Rama e mban...

Berisha: Bushati është kapur në bordello burrash në Brazil, Rama e mban si skllav

Prej kohësh flitej për foto dhe video të një ministri që është kapur në foto skandaloze erotike por asnjëherë këto pamje nuk u shfaqën.

Ndersa sot ne parlament ish-kryeministri Berisha i është kthyer kësaj historie duke deklaruar se bëhet fjalë për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

“I them Edi Ramës mos u shërbe me njerëz të cilët i depersonalizon, i shpërfytyron, i degradon në shkallën më ekstreme. Në radhë të parë para vetes së tyre dhe familjarëve të tyre. Unë nuk them se janë të pafajshëm, janë skllevër të rekrutuar, por e vërteta është që faqja e zezë të mbetet ty. I detyrove ata mjeranë të shpërfytyrohen dhe gënjejnë në mënyrë të përsëritur me media, kur i kap ata peng, e kap ministrin e jashtëm në Brazil dhe shtypi i botës thotë se ‘shkoi në bordello burrash’ dhe nuk e përgënjeshtron, nuk e hedh në gjyq. Nuk ka ndodhur në 20 vite kjo. Jo mor, mos ta themi ne këtë. Për cilin ministër është thënë kjo mor? E tha opozita këtë? Ua tha Bota këtë mor. E kanë qarkulluar në çdo kancelari të botës kudo që shkon. Nuk e shkruan dot opozita një shkrim të tillë, e kanë shkruar ata që e kanë fotografuar, ata që e kanë faktuar. Pse nuk e hedh në gjyq ky? Apo ngaqë mund t’i nxjerrë fotot ai”, tha Berisha.

Share: