Analisti Agron Gjekmarkaj, i pranishem ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, duke komentuar deklaraten e deputetit gjerman Krishbaum ne Tirane, tha se deklarata eshte si një moment i trishtë për politikën dhe realitetin shqiptar.
“Do të doja që Kancelarja Merkel të hënën t’i thotë Kryeministrit krejt gjëra të tjera, por nuk mendoj që deputeti gjerman nuk është serioz sepse ai foli në emër të dy grupeve të rëndësishme në Bundestag. Për mua, deklarata rrëzoi Ramën për integrimin, rrëzoi Ramën për drogën dhe në një farë mënyrë shkarkoi ministrin Tahiri nga detyra’, tha Gjekmarkaj.