Home KRYESORE Zv. ministri grek i Mbrojtjes flet për çështjen çame: Edi Rama të...

Zv. ministri grek i Mbrojtjes flet për çështjen çame: Edi Rama të diskutojë me veten (VIDEO)

Zv.ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Dimitris Vitsa, në një intervistë për televizionin Star ka folur edhe për pretendimet e palës shqiptare për çështjen çame.

Konkretisht dhe persa i përkët deklaratave të Ramës, zv.ministri tha me ironi: “Nëse dikush dëshiron të diskutojë një gjë të tillë le të ulet i vetëm në një tavolinë dhe të diskutojë me veten”.

Më tej është shprehur se ushtria greke do të mbrojë sovranitetin e vet territorial, duke i dërguar kështu një mesazh Turqisë, e cila së fundi ka kërcënuar se do të hapë kufijtë për emigrantët, ndërsa disa avionë turq kanë shkelur hapësirën ajrore greke./Lapsi.al

Share: