Javen qe vjen kujdesuni per tu veshur trashe pasi po mberrin i ftohti siberian qe ka mberthyer Evropen Qendrore. Sipas Meteoalb, fundjava do te mbetet me vranesira dhe shira te dobet e lokale.
Gjate nates se diele si edhe mengjesi i se henes do te kete reshje debore ne verilindje dhe juglindje te vendit ne lartesine 700 metra mbi nivelin e detit. Reshjet do te jene ne sasi te pakta deri ne 10 apo 15 cm.
Parashikohet qe nga dita e marte dhe ne vijim te mberrije i ftohti siberian duke bere qe temperaturat te jene te ulta ne zonat malore deri ne -8 grade C ndersa ne bregdet dhe zonat e ulta nga 0 deri ne -2 grade C, shkruan panorama.al
Temperaturat maksimale do te jene nga 10 deri 12 grade C ne ultesiren perendimore dhe ne vlera negative ne shune zona malore. Ditet me te ftohta te javes do te jenë dita e merkure dhe dita e enjte.
Java tjeter nuk do te kete reshje por do te jete e ftohte. Ky i ftohte ka mberthyer edhe Europen qendrore duke u shtrire deri ne mesdhe e ballkan.