Home KRYESORE Kriminelë, plehra, hajdutë… ja çfarë shkruajnë qytetarët për deputetët

Kriminelë, plehra, hajdutë… ja çfarë shkruajnë qytetarët për deputetët

Sot ishte dita e dytë kur në kuadër të festave të nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka pritur qindra qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Zyra e shtypit ka shoqëruar vizitorët duke i informuar mbi funksionimin e Parlamentit.

Kureshtja i shtyu për të parë nga afër sallën e “betejave” parlamentare, por qytetarët nuk e kursejnë fjalorin për të zgjedhurit e tyre. Pritshmërinë për përfaqësimin në Parlament mesa duket nuk janë të duhurat ndaj dhe në librin e përshtypjeve epitetet janë nga më të shumëllojshmet.

“BalkanWeb” ka mundur të zbardhë disa prej mendimeve të qindra qytetarëve, të cilët vizituan pasditen e sotme sallën e seancave plenare në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit.

“Hajdutë, kriminelë, trafikantët më të bukur që ka pasur ndonjëherë populli. Jeni dele të udhëhequra nga një gomar” shkruan një i ri. Dikush tjetër preferon të japë një këshillë: “Ashtu siç është kjo sallë e bukur dhe plot kulturë, duhet të jenë dhe deputetët që gjer tani nuk e meritojnë ketë sallë”. “Vend shumë i bukur për të mbajtur plehrat me radioaktivë të këtij populli mjeran. Pastë fatin tonë”, shkruan dikush tjetër.

2

Share: