Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa së shpejti do të bëhen prindër. Është vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës që bëri të ditur deklaratën e bujshme, i ftuar në emisionin “Pasdite me Rudinën”.
I pyetur nëse çifti simpatik kishte në plan që të bëheshin së shpejti me fëmijë, Veliaj nënvizoi se së bashku me Ajolën bashkëshorten e tij kanë menduar që vitin tjetër të kenë një fëmijë.2017-a do të jetë një vit kur do të kemi një përgjigje edhe për këtë… “ – tha Erioni pas pyetjes së Rudinës. “Akoma nuk kemi gjë për momentin, por bashkë me Ajolën kemi menduar se gjithmonë do të kemi punë, gjithmonë do të kemi impenjime dhe ramë dakord me një parim: “Kush bën 99 punë, bën edhe 100…”Përgjatë këtyre muajve kur është marrë më shumë me fëmijët, duket se ata ia kanë shtuar Erionit edhe më shumë dashurinë: “Duke u marrë kaq shumë me fëmijët, kopshtet, ҫerdhet, gjithandej më thonë “lali Eri, lali Eri”, kam kuptuar një gjë: unë fëmijët i kam antistres… Një herë në javë ne kemi edhe vizita në bashki, një klasë, një grup kopështi vijnë për të na vizituar … Nga ata kam kuptuar se fëmijët janë avokatët më të mirë dhe e dini pse? Nuk bëjnë hile, nuk kanë axhendë…” – tha kryetari i bashkisë së Tiranës.I pyetur më së shumti rreth jetës së tij familjare dhe kohës që i merr edhe puna e lodhshme e Bashkisë, Veliaj tha se për këtë gjithmonë ka ndjerë mbështetjen e bashkëshortes në çdo hap që ka ndërmarrë. Po ashtu ai lavdëroi Ajolën se është një kuzhinere mjaft e zonja.
Çifti i njohur dhe simpatik prej 10 vitesh janë së bashku, ndërsa 2 vjet më parë kurorëzuan dashurinë me martesë./360grade.al