Home KRYESORE Zbulohen kushtet e Merkelit. Ministri i saj tek Edi Rama në 17...

Zbulohen kushtet e Merkelit. Ministri i saj tek Edi Rama në 17 nëntor.

Zbulohen kushtet e Merkelit. Ministri i saj tek Edi Rama në 17 nëntor. Ministri Federal i Bujqësisë në qeverinë Merkel zoti Christian Schmidt deklaron ne Televizionin publik gjerman ARD pas vizitës në Tiranë në 17 nëntor 2016

Teksti i ARD:

Schmidt: “Vendet importuese te kanabisit janë ato të Bashkimit Europian; domethënë problemi vjen direkt tek ne. Këtë problem duhet ta luftojmë së bashku. Prodhimi e tregtia e drogës nuk na duhet në BE.”

Ministri i Bujqësisë ishte në një farë mënyre emisari i kancelares Angela Merkel në Tiranë për të përgatitur vizitën e shefit të qeverisë Edi Rama në Berlin ditën e hënë. Mesazhi kryesor i tij ishte se çelja e e negociatave për antarësimin në BE mbeten të lidhura me kushte.

Schmidt: “Komisioni Europian ka shënuar disa përparime në Shqipëri por ka dhe gjëra që duhet të sqarohen si gjendja e korupsionit. Ne kemi edhe shqetësimin e pergjithshem të rreziqeve nga jashtë Europës….”

Burimi i lajmit ARD Logo Wien | Südosteuropa

Share: