Home KRYESORE Me ne fund, qeveria organizon takim me përfaqësues të Call Center

Me ne fund, qeveria organizon takim me përfaqësues të Call Center

Me ne fund edhe qeveria u ndergjegjesua nga rreziku i mbylljes se Call Center-ave ne Shqiperi. Perqasje.com ishte media e pare qe ndergjegjesoi me daten 25 nentor publikun per kete risk dhe u pasua me shqetesiom nga te gjitha Meadit ne Shqiperi.

Pas tyre filloi reagimi i perfaqesuesve te kompanive te fushes Cal Centers te cilat nuk arrinin dot te kuptonin heshtjen e qeverise shqiptare ndaj ketij zhvillimi qe rrezikon te pakten punen e mbi 25.000 veteve.

Ne fakt qeveria Shqiptare mire qe nuk mendon per asnje lehtesi per keto biznese te cilat per interesa te tyre ofrojne pune per te rinjte shqiptare heshtin deri ne at epike sa “pa dashur” i shtyjne ato te trasnferohen ne vende te BE te cilat jane ne nevoje per kete biznes.

Pavaresisht kesaj, në mjediset e Ministrisë së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë e Sipërmarrjes, u zhvillua një takim lidhur me shqetësimit e shfaqura nga kompanitë ‘Call Center’ që operojnë në vendin tonë, pas propozimit në Itali të ligjit 83/2012 që rirregullon këtë sektor shërbimesh.

Të pranishëm në takim ishin znj Milva Ekonomi, Ministre e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; z. Blendi Klosi Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; përfaqësues të Ambasadës Italiane; të shoqatës Call Center, drejtues ekzekutivë të këtyre kompanive; përfaqësues të Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, etj.

Në këtë takim u dëgjuan argumentet e grupeve të interesit, të cilët ngrenë shqetësimin se ligji në fjalë mund të sjellë një impakt të madh jo vetëm në uljen e fitimeve të tyre, shkurtimin e vendeve të punës, por dhe më tej, në mbylljen e mjaft kompanive të këtij lloji dhe zhvendosjen e tyre në shtete brenda Bashkimit Europian, si Rumani apo Kroaci.

Ministrja Ekonomi theksoi se qeveria Shqiptare i ka ndjekur me mjaft interes këto shqetësime të operatorëve Call Center që kanë aktivitetet e tyre në Shqipëri, duke i garantuar se është në anën e tyre, pasi janë mbi 804 kompani që kanë punësuar rreth 25 046 punonjës, kryesisht të rinj. Ajo ftoi pjesëmarrësit që të japin gjithë argumentet e tyre dhe këto të unifikohen në një dokument, i cili më pas do t’i dërgohet ambasadës italiane në Tiranë për t’ia përcjelle zyrtarisht këto shqetësime qeverisë italiane lidhur me amendimin e ligjit në fjalë që është miratuar në dhomën e Deputetëve dhe pritet të kalojë së afërmi në Senat.

Të pranishmit u informuan për ligjin që ka kaluar në Dhomën e Deputetëve dhe pritet të diskutohet në Senat, i cili është studiuar me kujdes nga përfaqësuesit e Ministrive respektive shqiptare. Sipas ligjit 83/2012, operatorët ekonomikë italianë, të cilët transferojnë punën e tyre jashtë Italisë duhet të njoftojnë 120 ditë para Ministrinë Italiane te Punës dhe Çështjeve Sociale, të japin detaje të punonjësve që do të transferojnë në vende të tjera; të komunikojnë me Autoritetin e Të dhënave personale të Italisë dhe të respektojnë kërkesat e mbrojtjes së tyre të vendosura nga Kodi i Mbrojtjes së të dhënave në Itali etj.

U diskutuan dhe mundësitë që ka Shqipëria për të reaguar në raste të tilla. Sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, në rast se Shqipëria konsideron se masa e marrë nga një vend anëtar i BE pas hyrjes në fuqi të MSA është thelbësisht shtrëngues se sa situata para hyrjes në fuqi të saj sipas nenit 58, pika 2 Shqipëria mund të kërkojë konsultim me BE. Kjo çështje gjithashtu është trajtuar dhe nga Ambasada jone në Romë me institucionet shtetërore Italiane.

Share: