Home KRYESORE Kodheli tregon sot sekretet e Ushtrisë, nxjerr armët për vizitorët

Kodheli tregon sot sekretet e Ushtrisë, nxjerr armët për vizitorët

Ministria e Mbrojtjes ka zgjedhur ta festojë me publikun në një ditë dedikuar atij, me rastin e 104-vjetorit të krimit të Forcave të Armatosura. Ministria njofton se sot të interesuarit mund të shohin që nga armatimi i rëndë, Muzeu i Ushtrisë deri te Orkestra Frymore.

“Me rastin e 104-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes ditën e sotme më datë 4 dhjetor 2016, ora 09:00-16:00, organizon në Garnizonin “Skënderbej”, Ditën e Hapur në FA.

Ministria e Mbrojtjes fton të gjithë kureshtarët dhe të apasionuarit të vizitojnë nga afër mjetet, pajisjet dhe armatimin që kanë në përdorim Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që nga helikopterët, te mjetet e blinduara dhe armët e reja të standardeve të NATO-s”- njofton Ministria.

armet1

Hyrja në Garnizonin “Skënderbej” do të jetë e lirë për të gjithë vizitorët, të cilët do të kenë mundësi të njihen më nga afër me punën e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave nën uniformë, që shërbejnë në FA.

Gjithashtu vizitorët mund të përfitojnë nga rasti të vizitojnë edhe Muzeun e Forcave të Armatosura ku gjenden të ekspozuara rreth 3600 objekte që janë përdorur nga FA shqiptare në më shumë se një shekull.

Në kuadër të aktiviteteve për 104-vjetorin e krijimit të FA, sot në orën 19:00, në sallën e Universitetit të Arteve, do të mbahet edhe “Koncerti i Lirisë” nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura.

15292768_10211258307439264_1354420594_o 15293451_10211258307399263_113903524_o 15354199_10211258307359262_60101401_o

Share: