Home KRYESORE Nga shtëpiake në një ushtare e ISIS-it, rasti e emigrantes shqiptare në...

Nga shtëpiake në një ushtare e ISIS-it, rasti e emigrantes shqiptare në Itali

Nga shtëpiake me tre fëmijë në një ushtare të ISIS-it.

Është ky ndryshimi rrënjësor i shqiptares Valbona Berisha e cila tashmë mendohet se ndodhet në Siri së bashku me djalin e saj të tretë, vetëm gjashtë vjeç. Ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të hetuesve italianë, e martuar në Itali, në zonën e Lekezes, Valbona nis të radikalizohet, dhe pas një jete laike fillon të studiojë Kuranin, duke u indoktrinuar nëpërmjet internetit nga imamë dhe ekstremistë të ndryshëm.

Më pas merr vendimin për të udhëtuar drejt Sirisë për të kontribuuar për ISIS, duke u bërë ushtare ose luftëtare, raporton “Abc News”. Kur largohet, ajo merr me vete dhe djalin e tretë vetëm gjashtë vjeç që, sipas saj, në të ardhmen do të bëhet një martir.

Në provat e mbledhura nga hetuesit italianë, përveç ndryshimit të pësuar nga gruaja është dhe dialogu i fëmijës me babain e tij ku i thotë se mami duket si një ninxha dhe se dëshiron të kthehet në shkollë por ajo nuk e lejon./lapsi.al

Share: