Home KRYESORE Gazetarja Halili si kristjane: Lutem Zotit për çdo nënë, që derdhi lotë...

Gazetarja Halili si kristjane: Lutem Zotit për çdo nënë, që derdhi lotë për tim bir, të ketë gëzim e paqë…

Gazetarja e njohur Erenestina Halili e cili humbi djalin e saj ne nje aksident tragjik ne Bllok, pas nje heshtje sigurisht te dhimbshme gjeti forca te falenderoje te gjithe ato/ata qe ndane sadopak dhimbjen e saj si nene per djalin e saj qe e kishte si Drita e Syrit dhe sot e ka vetem ne Shpirtin e saj te lenduar deri ne thellesi te papershkrueshme.

Znj. Halili ka qene gjithmone besimtare katolike duket se tek besim gjen force te perballoje dhimbjen e te falenderoje te gjithe ato/ata qe ju bashkuan kesaj dhimbje njerezore te thelle, ndoshta edhe pamundesist te pershkrueshem.

Ja statusi i plote i Erenestines ne profilin e saj ne Facebook:

“E dashur mike, mik, i njohur, i panjohur, student/e, të afërm, pedagogë të tim biri, shoqe e shokë të tij, kolegë, lexues… Përulem ndaj dashurisë, respektit, mbështetjes, dhimbjes, lotit, njerëzisë suaj! Bota ende qëndron, se ka ende njerëz si ju! I lutem Zotit për çdo nënë, që derdhi lotë për tim bir, të ketë gëzim e paqë, t’i mbushet prehëri me nipa e mbesa! Bekuar qofshin vatrat tuaja! Era”

Share: