Home KRYESORE A do ta detyrojë Trump presidentin Putin që të njohë pavarësinë e...

A do ta detyrojë Trump presidentin Putin që të njohë pavarësinë e Kosovës?

Duke komentuar deklaratat e fundit të disa zyrtarëve të Ukrainës që është e mundur që Rusia në bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të ruajë fuqinë e saj në Krime, njohës të kësaj çështjeje thonë se një skenar i tillë është joreal.

Misha Glenny, një gazetar britanik dhe lektor në Universitetin e Kolumbisë, ka thënë për të përditshmen serbe ” Danas”, se është e vështirë të vlerësohet nëse Rusia mund të njohë Kosovën për shkak të Trump, por “për të gjithë ata që mendojnë se e dinë se si Trump do të sillet si president i Amerikës, nuk e kanë kuptuar thelbin e saj”.

”Nuk pres asgjë të mirë nga Trump, ” ka thënë Glenny.

Ky i fundit menjëherë pas zgjedhjes së Trump në postin e të parit të Amerikës, kishte thënë po ashtu se ai “nuk mund ta imagjinoj se ai do t’i përkushtohet situatës në Ballkan në hollësi, por do të do t’ia lë që të merren me një gjë të tillë njerëzve që marrin një rol të rëndësishëm në politikën e Departamentin e Shtetit”, raporton Klan Kosova.

Edhe Erkki Bahovski , diplomat estonez, ish-zyrtar i Komisionit Europian, tha për këtë të përditshme se rusët me siguri nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës./360grade.al

Share: