Emisioni Opinion në TV Klan kishte si temë zgjedhjet në Maqedoni, shqiptarët dhe islamizmi. I ftuar në studio, Idaver Sherifi, drejtues i portalit Albeu, ka theksuar se gara politike në Maqedoni është mes koalicioneve kryesore, VMRO në pushtet dhe LDSM në opozitë.
Sherifi theksoi se pavarësisht optimizmit në opozitë, duket mjaft e vështirë që opozita maqedonase të arrijë të përmbysë Gruevskin, por sipas tij diference midis tyre do jete shume me e vogel se deri tani dhe ketu faktori shqiptar merr nje rol domethenes si ai i LSI ne Shqiperi.
Ai tha se çelësi i suksesit të Gruevskit është tek pjesa nacionaliste, i cili përdor një retorikë maqedonase të mirëfilltë, por është edhe ana ekonomike, por faktori shqiptar sipas tij nuk duhet te jete kaq i shperndare dhe se partite e reja shqiptare ne Maqedoni per shkak te ligjit elektoral jane te detyrura qe votat e tyre ti cojne ne favor te partive maqedonase duke bere qe perfaqesimi i tyre ne parlamwentin e ardhshem te jete me modest. Votat e tyre shkojne ne favor te dy partive te medha maqedonase