Një grup muzikantësh që performojnë në rrugë kanë filmuar aksidentalisht një nga shpërthimet në afërsi të stadiumit Besiktas, të shtunën e kaluar ku humbën jetën 38 njerëz.
Djemtë ishin të ulur në një stol dhe në tingujt e kitarës po luanin një këngë kur papritur një dritë u shfaq pas shpinës së tyre.
Person i cili po filmonte dëgjohet teksa thotë në video “ajo ishte një shpërthim”. Këngëtarët nuk e kanë dëgjuar në fillim zhurmën, por pasi kthyen kokën dhe panë shpërthimin të terrorizuar kanë vrapuar me shumë shpejtësi drejt fushës.
Shpërthimi mendohet të ketë ardhur nga stadiumi “Vodafone Area”, ku skuadra e Besiktas sapo kishte nisur ndeshjen.